Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 U gjobit nga IMT, banorja e “5 majit”: Nuk dorëzohemi

U gjobit nga IMT, banorja e “5 majit”: Nuk dorëzohemi

Banorja e “5 majit”, Laureta Nikolli ka deklaruar pas gjobitjes me 12 milionë lekë të vjetra për ndërtim pa leje nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit se nuk do të dorëzohet. Në nisje të seancës së parë në Gjykatën Administrative, Nikolli tha se do të depozitojë kallëzim penal.

Nuk dorëzohemi, nuk ka asgjë që na step sepse jemi në të drejtën tonë. IMT gjobiti me 12 mln lekë. Seanca e radhës është më 4 prill dhe shpresojmë që gjoba të anulohet. Ne do vazhdojmë edhe me kallëzimin penal, për mënyrën si janë bërë arrestimet. OPGJ ka firmosur për 6 akuza, ndërkohë që janë vetëm 4”, tha Nikolli.

Laureta Nikolli është një nga protagonistet kryesore të protestave të banorëve të “5 majit”. Banorët janë nxjerrë nga shtëpitë e tyre pasi toka ku janë ndërtuar shtëpitë do t’i nënshtrohet ndërtimeve dhe shtëpitë janë të palegalizuara. Edhe pse kërkuan një ndihmë nga shteti, ata sërish u nxorrën në rrugë, disa prej tyre me bonus qiraje dhe të tjerë në rrugë.

Rruga Press

Prev Post

Nga stomaku te rënia në peshë, “receta” e uthullës së mollës që “sheshon” sëmundjet

Next Post

Spiritualitet| Tregimi për bujkun që u nevrikos me mikun e tij dhe i foli një fjalë të rëndë

post-bars

Leave a Comment