Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Francë, mbyllet një tjetër xhami me pretendimin se mbështet “islamin radikal”

Francë, mbyllet një tjetër xhami me pretendimin se mbështet “islamin radikal”

Në një deklaratë nga prefektura Gironde theksohet se xhamia Al Farouk në qytetin Pessac është mbyllur për 6 muaj me arsyen se mbështet “islamin radikal” dhe përhap ideologjinë “selefi”

Paris

Një xhami në lagjen Pessac në afërsi të qytetit Bordeaux në jugperëndim të Francës, u mbyll për 6 muaj me pretendimin se mbështet “islamin radikal”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga prefektura Gironde theksohet se xhamia Al Farouk në qytetin Pessac është mbyllur për 6 muaj me arsyen se mbështet “islamin radikal” dhe përhap ideologjinë “selefi”.

“Në xhami janë dhënë predikime që bëjnë thirrje për mos zbatimin e ligjeve të Francës, janë legjitimuar sulmet terroriste dhe është inkurajuar martirizimi”, pretendohet në deklaratën në të cilën gjithashtu thuhet se në “xhami janë ndarë edhe mesazhe që përmbajnë urrejtje kundër Izraelit dhe se është dhënë mbështetje ndaj organizatave terroriste ose personave që mbështesin ‘Islamin radikal'”.

Qeveria e Parisit është kritikuar nga mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe organizatat e shoqërisë civile me arsyetimin se me “ligjin separatist” që ka miratuar në gusht 2021 ajo ndërhyn në jetën e muslimanëve dhe i ka tjetërsuar ata.

Në një raport të publikuar më 2 mars në vend, ishte theksuar se nga shkurti 2018 e deri në janar 2022 janë kontrolluar rreth 25 mijë xhami, shkolla, shoqata dhe biznese dhe se po në të njëjtën periudhë janë mbyllur 718 prej tyre.

Prev Post

Trashëgimia kulturo-historike e Kosovës argumenton autoktoninë iliro dardano-arbëroro-shqiptare…

Next Post

Përshkrim i vitit 1898, për Shqipërinë dhe shqiptarët

post-bars

Leave a Comment