Stresi bën thirrje për bojkot të koncertit të Malumës: Populli s’ka bukë
Ditën e nesërme këngëtari i njohur Maluma do të mbajë një koncert në Tiranë në kuadër të turit të tij në Europë “Papi Juancho Tour”. Çmimet e biletave variojnë nga 30 mijë lekë të vjetra, në 45 mijë lekë, çmime këto të konsiderueshme për popullin që mezi shtyn ditën. Kostoja e organizimit të këtij koncerti ka shkuar mbi 700 mijë euro, ndërkohë që kryeministri Rama shprehet se jemi në krizë.
Nisur nga situata në vend, reperi Arkimed Lushaj, i njohur gjerësisht me emrin artistik Stresi, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shprehet se populli s’ka bukë me ngrënë, ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj organizon koncerte të tilla. Më tej Stresi bën thirrj për ta bojkotuar koncertin e Malumës./JOQ