Historike/ Për herë të parë në 32 vite demokraci, paralajmërohet protestë jo partiake dhe në Gramsh kundër rritjes së çmimeve
Edhe Gramshi i majtë dhe që i ka sjellë gjithmonë fitoren socialistëve ngrihet në revoltë kundër rritjes së çmimeve. Gazetari Shkëlzen Henkoja raportoi për “BalkanWeb” se për herë të parë në 32 vite demokraci në Gramsh do të organizohet protesta e parë, pa thirrjen e subjekteve politike, por e thirrur nga shoqëria civile, qytetarë nëpërmjet rrjeteve sociale.
Protesta pritet të nisë në orën 17:00 pasdite kundër rritjes së çmimit të naftës, të produkteve bazë të shportës, si dhe të plehrave kimike.
Njoftimi përveç rrjeteve sociale është shpërndarë edhe me pankarta të vendosura nëpër rrugët kryesore, në lokalet e zonave rurale.