Google blen një kompani të sigurisë kibernetike për $5.4 miliardë
Google njoftoi sot se do të blejë kompaninë e sigurisë kibernetike Mandiant për $5.4 miliardë para në dorë, për shkak të rritjes së fortë të biznesit në segmentin e „cloud computing“.
Gjigandi në pronësi të “Alphabet” ofroi një çmim prej $23 për aksion, që është një premi prej rreth 53 % në raport me çmimin e aksionit të “Mandiant” para se mediat të shkruanin se kompania konkurruese Microsoft po mendon ta blejë atë.
Blerja mund të nxisë biznesin e shërbimeve cloud të Google, i cili gjeneron më shumë se $19 miliardë në vit, dhe të ndihmojë kompaninë të konkurrojë me një konkurrent më të fortë, Microsoft.
Aktiviteti i Mandiant është i fokusuar në reagimin ndaj incidenteve kibernetike dhe testimin e sigurisë kibernetike. /Ebblive.com/