Krem me kanellë dhe vaj kokosi, për t’i dhënë duarve tuaja një pamje më të re!
Nëse përdorni kanellën për të bërë ëmbëlsira ose madje edhe në kafe, ju duhet të mbani në mend se kjo erëz është magji edhe për lëkurën tuaj. Me këtë ju mund ta mbani atë të shëndetshme.
Ky përbërës ka një traditë të gjatë në trajtimet natyrore. Përveçse ka një erë shumë të këndshme, rrit qarkullimin, lehtëson dhimbjet dhe përmirëson shëndetin tuaj. Kanella ndër të tjerash mund të ndihmojë në luftimin e akneve.
Çfarë të nevojitet:
- 1 lugë gjelle vaj kokosi
2 lugë gjelle me sheqer
1 lugë gjelle me kanellë
Përgatitja dhe përdorimi:
- Ajo çka duhet të bëni është përzierja e këtyre tri përbërësve në një tas. Përhapeni në duart tuaja dhe lërëni të veprojë për rreth 20 minuta.
- Në fund e pastroni butësisht me një peshqir.
- Përdoreni çdo ditë dhe do të vini re rezultatet tek duart tuaja që do të duken shumë herë më rinore!
neps.al