Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 4 shenjat që tregojnë se po konsumoni shumë sheqer

4 shenjat që tregojnë se po konsumoni shumë sheqer

Interesi i dekadës së fundit për reduktimin e yndyrave ka rezultuar në shtimin e produkteve me më pak yndyrë por të ngarkuara me sheqer. Por si ta kuptoni se e keni tepruar me ëmbëlsirat dhe sheqerin në përgjithësi.

Ndiheni të plogësht gjatë gjithë ditës

Kur hani shumë sheqer, niveli i sheqerit në gjak rritet ndjeshëm dhe insulina sekretohet shpejt, duke ju bërë të ndiheni të lodhur. Gjithashtu, ata që hanë shumë ëmbëlsira gjatë ditës, zakonisht nuk konsumojnë ushqime të pasura me fibra, prandaj nivelet e tyre të energjisë nuk janë asnjëherë konstante.

Keni probleme me dhëmbët

Pështyma ruan një ekuilibër të shëndetshëm të baktereve, megjithatë ëmbëlsirat mund të ndikojnë në PH dhe t’i ndihmojnë ato të shumohen. Gjithashtu bakteret që ndodhen në zgavrën e gojës ushqehen me sheqer dhe në këtë mënyrë shkaktojnë karies.

Jeni me humor

Kur nivelet e sheqerit në gjak rriten ndjeshëm, ndodhin ndryshime të humorit. Pra, nëse zbuloni se jeni befas i lumtur dhe papritur i zemëruar, trupi juaj mund të jetë duke dërguar shenja paralajmëruese se diçka nuk është në rregull.

Ju mendoni se nuk mund të përqendroheni

Kjo mjegull e papritur mund të jetë një simptomë e zakonshme e sheqerit të ulët në gjak. Siç e përmenda më lart, sheqeri shkakton një rritje të shpejtë dhe më pas një rënie të shpejtë të glukozës në gjak, duke reduktuar kështu funksionet tuaja njohëse.

Prev Post

Kuvendi i Lezhës, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në historine e popullit shqiptar

Next Post

Bilanci i rëndë i 24 orëve të fundit në Ukrainë

post-bars

Leave a Comment