“Mosha dyzetvjeçare është pleqëria e rinisë. Mosha pesëdhjetëvjeçare është rinia e pleqërisë.”
“Jeta është lulja, dhe mjalti i saj është dashuria.”
“Nuk mund ta quajmë dembel një njeri që rri i kredhur në mendime, sepse përveç punës së dukshme, ekziston edhe puna e padukshme.”
“Nëse Zoti nuk do të kishte krijuar gruan, nuk do të kishte krijuar as lulen.”
“Mosha dyzetvjeçare është pleqëria e rinisë. Mosha pesëdhjetëvjeçare është rinia e pleqërisë.”
“Këmbëngulja përbën sekretin e fitores.”
“Iniciativë do të thotë të bësh gjënë e duhur pa pasur nevojë të ta kujtojë ndokush.”
“Jeta është e shkurtër, por ne e bëjmë akoma më të shkurtër nëpërmjet pakujdesisë dhe humbjes së kohës.”
“Njeriu i urtë nuk plaket, por thjesht vazhdon të piqet pareshtur.”
“Dhimbja njerëzore është frut. Zoti nuk lejon që ky frut të rritet mbi gjymtyrë të dobëta, të paafta për ta mbajtur.”
“Vetëdija është prania e Zotit tek njeriu.”
/inforculture.info