Vuçiq thërret Këshillin e Sigurisë Kombëtare
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thirrur mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë, raporton B92.
Seanca pritet të fillojë në orën 13:00, menjëherë pas takimit të Vuçiqit me ambasadorët e Quintit. Pas seancës së Këshillit, në ora 15:00 do të caktohet mbledhja e Qeverisë së Serbisë, ku Vuçiq do t’u adresohet anëtarëve të Qeverisë.
Vuçiq dje ka thënë se ka 48 orë kohë që t’i përgjigjet kërkesave të BE-së për harmonizim të politikës së jashtme të Serbisë me atë të BE-së sa i përket Rusisë.
Rruga Press