Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Kuzhinieri që humbi shpejt 12 kilogramë, këshillon: Ky është sekreti

Kuzhinieri që humbi shpejt 12 kilogramë, këshillon: Ky është sekreti

Jamie Oliver nuk pajtohet me thënien “Asnjëherë mos i beso një kuzhinieri të dobët”.

Gatimi përbën një pjesë të madhe të jetës së tij profesionale dhe private kështu që kjo ka lënë gjurmë në linjën e tij ndër vite. Sidoqoftë, kuzhinieri i famshëm televiziv kohët e fundit humbi 12 kilogramë. Ai e arriti këtë duke hequr vetëm një gjë nga menyja e tij.

“Fillova të ha më pak mish dhe më shumë perime, fjeta më shumë dhe lëviza më shumë,” tha ai në një intervistë për Radio Times.

Përveç kësaj, ai u përqëndrua në një dietë të shëndetshme dhe shpejt pa ndryshimin.

“Unë në fakt i kam humbur ato 12 kilogramë shumë shpejt, dhe jo sepse nuk kam ngrënë. Kam ngrënë shumë më tepër sesa isha mësuar,” shton ai.

Sekreti ishte në zëvendësimin e pjesëve të mëdha të mishit me më shumë perime dhe arra.

“Eshtë një ushqim që ju nevojitet për të ushqyer edhe fëmijët tuaj. Ai përgjysmon rrezikun e sulmit në zemër,” këshillon ai.

Ai la gjithashtu alkoolin dhe zbuloi alga deti.

“Ato përmbajnë shumë jod dhe janë më ushqyeset në botë,” pohoi kuzhinieri. /tesheshi.com/

Prev Post

Zbulohet asteroidi i parë me tri hëna

Next Post

Uliksi Me Plis Në Villa La Olmeda Spanjë

post-bars

Leave a Comment