Burimi i Shëndetit: Këshilla për trajtimin natyral të rrahjeve të shpeshta të zemrës
Rrahjet e shpeshta të zemrës, ose takikardia, mund të ndodhë për arsye të ndryshme (Takikardia është një rrahje zemre më e shpeshtë se 100 rrahje për minutë). Veçanërisht shumë njerëz që kanë një jetë stresuese përballen me problemin e rrahjeve të zemrës.
Faktorët që nxisin rrahjet e zemrës:
Shmangia e faktorëve që shkaktojnë takikardinë është një metodë që mund të ndiqet për të lehtësuar rrahjet e zemrës. Faktorët e zakonshëm që shkaktojnë rrahjet e shpeshta në këtë kontekst janë:
- Intensiteti dhe stresi në jetën e biznesit,
- Bërja e aktivitetit të tepërt fizik,
- Ankthi,
- Etja,
- Sëmundjet infektive,
- Alkool dhe duhani,
- Stresi i provimit,
- Përdorimi i medikamenteve.
Nëse dyshoni se keni një problem me takikardinë (rrahjet e shpeshta), fillimisht duhet të kontaktoni mjekun tuaj, të bëni analizat e nevojshme dhe të filloni procesin e trajtimit në përputhje me këshillat e tij.
Teknika relaksimi për të reduktuar rrahjet e zemrës:
Stresi mund të ketë shumë efekte negative në shëndetin e një personi. Mund të shkaktojë rrahje të zemrës ose të përkeqësojë rrahjet ekzistuese. Përdorimi i disa teknikave të relaksimit mund të ndihmojë në reduktimin e rrahjeve të shpeshta. P.sh.
Meditim,
Ushtrime të frymëmarrjes,
Joga,
Kalimi i kohës jashtë në ambient të hapur,
Bërja e sportit,
Sipas mundësisë mund të shkoni me pushime.
Për të pasur përsëri një rrahje normale të zemrës, së pari duhet të gjeni faktorët që mund ta shkaktojnë atë. Në këtë aspekt; Produktet e duhanit, pijet me kafeinë dhe disa barna janë ndër shkaqet që shkaktojnë takikardinë. Mund të shihet se rrahjet e shpeshta të zemrës ulen duke qëndruar sa më shumë larg këtyre produkteve. Megjithatë, këto masa nuk funksionojnë në rastet kur takikardia shkaktohet nga një sëmundje kardiologjie.
Nëse nuk shkaktohen nga një sëmundje e zemrës, rrahjet e shpeshta të zemrës mund të lehtësohet me disa barna dhe çaje të ndryshme.
Në këtë kontekst, produktet bimore që mund të përdoren kundër takikardisë janë:
- Valerianë: Veçoria më e njohur e kësaj bime është se ka një efekt qetësues. Konsumi i valerianës pasi ka pritur në ujë të nxehtë ndihmon në lehtësimin e rrahjeve të shpeshta.
- Nenexhiku është një barishte që përdoret kundër shumë sëmundjeve, veçanërisht kundër ftohjes së zakonshme. Prandaj, dihet se konsumimi i nenexhikut në çdo vakt të ditës redukton dukshëm rrahjet e zemrës.
- Trumza është një bimë që mund të ndikojë në shëndetin e zemrës. Konsumimi i trumzës në një shkallë ditore prej 1 lugë çaji mbështet trajtimin ndaj rrahjeve të shpeshta dhe sëmundjeve të zemrës.
Çajet e rekomanduara për rrahjet e zemrës janë:
- Çajet melisa dhe livandë. Çaji melisa është një çaj që rekomandohet përgjithësisht për njerëzit që kanë probleme me gjumin. Gjithashtu vërehet se ky çaj, i cili ka një efekt qetësues dhe reduktues të stresit, është i mirë për rrahjet e zemrës. Çaji melisa është gjithashtu efektiv ndaj takikardisë, veçanërisht për shkak të depresionit.
- Në këtë kuadër nuk mungojnë edhe komentet se përdorimi i rregullt i çajit të livandës redukton rrahjet e zemrës pas një kohe.
- Mund të përdoret edhe çaji i kamomilit.
Vaji esencial i livandës përdoret shpesh në seancat e aromaterapisë. Ka një efekt qetësues nervor.
Ushqimet që mund të ndihmojnë në reduktimin e rrahjeve të zemrës përfshijnë:
Ndër më kryesoret janë; patëllxhani, spinaqi, tërshëra, borziloku që përdoret në gatim, majdanozi dhe kanella.
Këshillohet që në këtë fazë patëllxhani të mos skuqet, por të konsumohet i pjekur në prush ose i gatuar me vaj ulliri.
Rrahjet e zemrës mund të reduktohen me majdanoz, i cili konsumohet i pagatuar ose përfshihet në vakte.
Në këtë kontekst, kanella dihet se redukton takikardinë duke stimuluar muskujt e zemrës. Për ata që duan të përfitojnë nga kanella, mjafton ta mbajnë drurin e kanellës në ujë.
Ushqimet që përmbajnë magnez duhet të konsumohen për të parandaluar rrahjet e shpeshta të zemrës. Spinaqi është një nga këto ushqime.
Tërshëra, e cila relakson muskujt e zemrës, është në gjendje të trajtojë çrregullimet e ritmit (të rrahjes së zemrës). Duhet të kujdeseni që të konsumoni 1 lugë tërshërë me ushqimet tuaja.
Borziloku i shtuar në sallata dhe makarona mund të lehtësojë rrahjet e zemrës.
Murrizi siguron rrjedhjen e gjakut në vena. Kështu, parandalon shfaqjen e rrahjeve të shpeshta të zemrës.
Përveç këtyre, disa nga ushqimet që janë të mira për rrahjet e zemrës janë:
• Hudhra,
• Limoni,
• Qepa,
• Lakra e bardhë,
• Qitro.
/TRT