Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 4 shenjat që tregojnë se trupi juaj është plot me toksina

4 shenjat që tregojnë se trupi juaj është plot me toksina

Trupi ynë është një mekanizëm që funksionin në mënyrë perfekte dhe jep një shenjë kur diçka nuk është në rregull. Kur ndalojmë së dëgjuari “përshpëritjet” e trupit atëherë mund të lindin probleme reale. Këto janë disa indikacione që tregojnë se ka shumë toksina në trupin tuaj.

Shpesh ju shqetëson fryrja

Trupi ynë duhet të nxjerrë jashtë çdo ditë mbeturinat. Kjo përfshin lëvizjet e zorrëve të paktën një herë në ditë. Nëse nuk lëshoni mbetje nga trupi, toksinat kthehen në qarkullimin e gjakut dhe mund të krijojnë “kaos”. Nëse keni probleme me jashtëqitjen, përpiquni të pini më shumë ujë, bëni ushtrime fizike ose merrni çaj bimor.

Keni erë të keqe

Era e keqe e gojës mund të tregojë se jeni plot me toksina. Mund të shkaktohet nga bakteret në gojë që lëshojnë erë. Gjithashtu sugjeron që mëlçia dhe zorrët tuaja kanë probleme me eliminimin e toksinave. Filloni të përdorni një pastrues gjuhe për të eliminuar bakteret.

Erërat ju shqetësojnë

Shpesh bëhemi tepër të ndjeshëm ndaj aromave nëse mëlçia ka problem me eliminimin e toksinave të ndryshme nga trupi. Kur rrugët e detoksifikimit mbyllen, trupat dhe shqisat tona mund të shkaktojnë reaksione të tilla si dhimbje koke dhe vjellje.

Nuk dobësoheni lehtë

Ka shumë arsye për t’i rezistuar humbjes së peshës. Dieta e gabuar dhe toksinat janë një prej tyre. Toksinat si dioksinat dhe shumë pesticide janë lipofile që do të thotë se ato ruhen në trupin tonë nga qelizat dhjamore. Kur trupi është i mbingarkuar me to, mund të jetë e pamundur të humbni peshë shtesë. /abcnews.al

Prev Post

Telefoni i ardhshëm fleksibël i Samsung vjen me një përmirësim të dukshëm

Next Post

Thënie për sfidat e jetës.

post-bars

Leave a Comment