Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Pastrohen ishujt e Ksamilit/ Kryebashkiaku Gurma: Bëhemi gati për sezonin turistik

Pastrohen ishujt e Ksamilit/ Kryebashkiaku Gurma: Bëhemi gati për sezonin turistik

Pastrimi i mjediseve dhe plazheve është një sfidë dhe një prioritet për bashkinë e Sarandës, e cila ka nisur punën për një mjedis të pastër e të shëndetshëm për qytetarët, por edhe për turistët.

Kryebashkiaku i qytetit bregdetar tha se po punohet në të gjitha pikat, ku paraqitet situata më problematike duke sensibilizuar edhe banorët.

“ADRIAN GURMA

KRYEBASHKIAK I SARANDES

Jemi në Ksamil ku bëmë pastrimin e ishullit bashmë me punonjësit e ndërmarrjes të shërbimeve publike. Kjo nuk është vetëm për të pastruar territorin, por për të ndërgjegjësuar banorët dhe turistët që ta mbajnë tërritorin sa më pastër. Duke patur një territor të pastër ne kemi një turizëm cilësor.”

Gurma tha se këto nisma janë hapat e para për përgatitjet e sezonit turistik. Sipas tij, bashkia ka nisur planin për zhvillimin e infrastrukturave për një sezon të suksesshëm.

“Kemi përgatitur tashmë me të gjitha strukturat e drejtorisë së Turizmit në Bashki kalendarin e eventeve. Kemi marrë masat për të gjitha problematikat për zhvillimet në instastrukturë, për sigurimin e të gjithë infrastrukturës, qoftë të bizneseve qoftë atë publike në mënyrë që sezoni i ri turistik të jetë sa i suksesshëm jo vetëm për ata që do të vijnë, por për të gjithë banorët e Bashkisë së Sarandës.”

Gurma shtoi se janë marrë masa administrative për të gjithë ata, që kanë shkaktuar ndotje në mjedis duke i përballur me penalizimet sipas ligjit./vizionplus.tv

Prev Post

Video/ Terrorizohen lundruesit, një “përbindësh” u kalon fare pranë

Next Post

Telefoni i ardhshëm fleksibël i Samsung vjen me një përmirësim të dukshëm

post-bars

Leave a Comment