Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Ukraina: Mundësia për një sulm në shkallë të gjerë është e ulët

Ukraina: Mundësia për një sulm në shkallë të gjerë është e ulët

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Reznikov bëri të ditur se vazhdimisht po monitorojnë njësitë e Rusisë në kufijtë e Ukrainës

Kiev

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Reznikov tha se mundësinë e një sulmi në shkallë të gjerë ndaj vendit e vlerësojnë të ulët.

Në një fjalim në Parlamentin e Ukrainës, Reznikov foli për mundësinë e sulmit të Rusisë ndaj vendit të tij.

Ai tha se vendi i tij ka marrë parasysh të gjithë skenarët dhe se nuk e nënvlerëson kërcënimin. Reznikov theksoi se mundësinë e një sulmi në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës e shohin të ulët.

Reznikov bëri të ditur se vazhdimisht po monitorojnë njësitë e Rusisë në kufijtë e Ukrainës. Pasi tërhoqi vëmendjen se nuk ka tërheqje ashtu sikur pretendon Rusia, ai tha se në kufi ndodhen rreth 149 mijë trupa ruse, përfshirë njësitë ajrore, tokësore dhe detare./Anadolu Agency (AA).

Prev Post

Çaji i mahnitshëm që ndihmon në luftën kundër alergjive të stinës

Next Post

Me energji diellore, kjo makinë mund të ecë me muaj pa u karikuar

post-bars

Leave a Comment