Skandaloze: Eurodeputetja franceze propozon rezolutë për serbët e Kosovës pasi nuk u lejua referendumi!
Një projekt-rezolutë për pozitën e serbëve në Kosovë është dërguar në Parlamentin Evropian nga eurodeputetja franceze, Dominique Bilde si dhe një anëtare e delegacionit të PE-së për marrëdhëniet me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ky veprim i saj, siç thotë ajo vjen pas refuzimit të mbajtjes së referendumit serb në Kosovë, shkruan lajmi.net.
Madje ajo ka shprehur një qëndrim skandaloz në Twitter duke thënë se fati i serbëve të Kosovës po “përkeqësohet dita-ditës”.
Ajo shtoi se projekt-rezoluta përmban zgjidhje edhe për manastiret serbe që janë nën mbrojtjen e UNESCO-s.
Në draft-rezolutën e dorëzuar nga PE më 27 janar, ajo thekson se e propozon atë dokument duke marrë parasysh marrëveshjen ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të 19 prillit 2013 për Asociacionin si dhe Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Kosovën e 27 tetorit 2015./mejdani.com