Një lagje në Kansas solidarizohet me fqinjët shqiptarë, mbush rrugët me flamuj të Kosovës
Një shtetas amerikan ka treguar se si në shtëpitë dhe rrugët e lagjes së tij janë vendosur flamuj të Kosovë për të shënuar 14-vjetorin e Pavarësisë.
Jon Fanelli, nga shteti Kansas në SHBA, ka shkruar në Twitter se janë solidarizuar me fqinjët e tyre nga Kosova, pasi ka mësuar se shqiptarët festojnë 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së SHBA-së.
“Fqinjët tanë janë nga Kosova dhe na treguan se si e festojnë 4 Korrikun në solidaritet me SHBA-në. Gjysma e lagjes sime vendosi që ne t’ia kthenim nderin dhe po vendosim flamujt e Kosovës për Ditën e Pavarësisë së tyre sot”, ka shkruar Fanelli.
Rruga Press