Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Putin i kujton bombardimin e Serbisë, kancelari gjerman i përgjigjet ashpër: Ndalëm gjenocidin, i lumtur që tani ka paqe në Kosovë!

Putin i kujton bombardimin e Serbisë, kancelari gjerman i përgjigjet ashpër: Ndalëm gjenocidin, i lumtur që tani ka paqe në Kosovë!

Kancelari gjerman Olaf Scholz është takuar sot me presidentin rus Vladimir Putin, për situatën e tensionuar në kufirin me Ukrainën. Temë e takimit sipas mediave, ka qenë dhe Kosova. Presidenti rus ka kujtuar luftën në Kosovë dhe bombardimi e forcave serbe nga NATO.

“Ne ishim dëshmitar të një lufte në Evropë dhe kjo është lufta e udhëhequr nga NATO kundër Jugosllavisë, nëpërmjet një operacioni ushtarak me sulme me raketa e bomba që e sulmuan njërin nga kryeqytetet e Evropës, Beogradin pra. Ky është një rast shumë i keq”, ka thënë Putin.

“Flakë për flakë” i është përgjigjur dhe kancelari Scholz, i cili edhe pas 23 vitesh ka mbajtur të njëjtin qëndrim për bombardimin e Beogradit, duke thënë se në Kosovë rrezikohej gjenocid. Nga marsi në qershor 1999, NATO bombardoi trupat serbe dhe ndali masakrën mbi shqiptarët e Kosovës.

“Në Jugosllavi kishim një rrezik tjetër e ai është rreziku i gjenocidit  dhe kjo duhej të parandalohej .Jam i lumtur që ndërkohë kemi zhvillime paqësore dhe vendet e Ballkanit Perëndimor secili ka perspektivën e vetë në drejtim të Bashkimit Evropian .Kjo është shenjë e mirë”, u përgjigj Scholz./newsbomb

Prev Post

Astronomët bëjnë zyrtar lajmin e madh, tani kemi një ‘fqinj’ të ri…

Next Post

Erdogan ndryshon emrin e Turqisë, nuk ka më ‘Made in Turkey’

post-bars

Leave a Comment