Ligj i ri/ Shoferët që kapen “tapë” në timon do të ndëshkohen me punë në morg
Një mënyrë e veçantë, makabre dhe po ashtu efektive do të aplikohet nga autoritetet tajvaneze për drejtuesit e mjeteve që kapen duke drejtuar mjetin e tyre në gjendje të dehur në mënyrë që mos të drejtojnë automjetin më kurrë nën ndikimin e alkoolit.
Në veçanti, qyteti i Kaohsiung ka vendosur të shtojë në legjislacionin e tij vendas një ndëshkim shembullor shtesë për shoferët e dehur, i cili përfshin punën në morgun e spitalit qendror të qytetit, me qëllim që shkelësit dhe shoferët e rrezikshëm të “përballen me vdekjen” nga afër.
Tashmë, 11 të arrestuarit e parë për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit po punojnë në morgun e spitalit duke pastruar të gjitha dhomat, frigoriferët madje edhe krematoriumin për djegien e viktimave.
Burimi: www.newsauto.gr|Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA