Trudeau kërcënon kamionistët: Do ju bllokojmë llogaritë bankare
Kryeministri kanadez Justin Trudeau, ka aktivizuar ndërhyrjen emergjente për të ndaluar protestat e shoferëve të kamionëve, të cilët për më shumë se dy javë kanë kundërshtuar vaksinimin me detyrim.
Kryeministri sqaroi se policisë do t’i jepen më shumë kompetenca për të arrrestuar apo ndëshkuar protestuesit.
Ai gjithashtu njoftojë se do të bllokohen edhe llogaritë bankare të protestuesve.
“Kjo gjë po bëhet për të mbajtur kanadezët dhe për të mbrojtur vendet e punës”, ka thënë Trudeau.
Qindra protestues vazhdojnë të shihen në rrugët e kryeqytetit kanadez./vizionplus.tv