“Konvoji i Lirisë” kundër kufizimeve të COVID-19 vazhdon rrugëtimin drejt Brukselit
Belgjika ka vendosur qindra policë shtesë në Bruksel dhe përreth për të ndaluar hyrjen e “Konvojt të Lirisë” që përpiqet të hyjë në kryeqytet për të protestuar kufizimet e qeverisë kundër COVID-19. Shoferët belg të frymëzuar nga kamionistët kanadezë, të cilët para dy jave filluan të protestojnë dhe u emëruan si “Konvoji i Lirisë”, bashkë me shoferët nga vendet tjera evropiane vërshojnë drejt Brukselit/AA