Ambasada amerikane në Kosovë bën thirrje për vaksinim: Në këtë ditë të Shën Valentinit, tregohuni se jeni të kujdesshëm për familjet tuaja
Ambasada e Amerikës në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, për t’u mbrojtur nga virusi COVID-19, shkruan KultPlus.
Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”, Ambasada Amerikane ka thënë në këtë festë të Shën Valentinit, tregojuni familjes tuaj se jeni të kujdesshëm.
“Javën e kaluar SHBA-të dhuruan edhe mbi 500 mijë vaksina për të mbrojtur kosovarët. Tani ka mënyra të reja, të përshtatshme për të marrë vaksinën tuaj. Këtë festë të Shën Valentinit, tregojuni familjes tuaj se jeni të kujdesshëm duke iu drejtuar klinikës mobile në sheshin Zahir Pajaziti. Kjo mënyrë e re e përshtatshme dhe e lehtë për të marrë vaksinën është falë USAID-it në Kosovë, Programit të Unicef-it në Kosovë në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti po vazhdojnë të bëjnë apel te qytetarët për t’u vaksinuar, derisa kanë falënderuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për doancionin e tyre të fundit. /KultPlus.com