Paralajmërimi i fortë i ministrit britanik: Mund të hidhen bòmbat brenda minutave nëse…
Ministri i Forcave të Armatosura të Britanisë ka paralajmëruar se b ombat mund të hidhen brenda disa minutave në Ukrainë nëse do të japë urdhrin Vladimir Putin.
Të premten, James Heappey tha që të gjithë britanikët të largohen menjëherë nga Ukraina. Pas kësaj foli për Sky Neës duke thënë: “Frika ime është se mund të ndodhë shumë shpejt, por kjo nuk do të thotë se do të ndodhë patjetër. Ky është një paralajmërim sepse disa minuta pasi Putini të japë urdhrin, raketat dhe bombat mund të zbresin në Ukrainë”.
“Ne e ndryshuam këshillimin tonë pasi atje janë mbi 130.000 trupa ruse në kufirin me Ukrainën dhe disa mijëra në det e kështu Britania e Madhe shikon se si Rusia ka çuar pajisje luftimi, karburant dhe furnizime me medikamente dhe asete gati për l uftë”, tha ndër të tjera ministri britanik.
Heappey shtoi se Mbretëria e Bashkuar do të mbështesë Ukrainën. Gjatë fundjavës pati konfuzion pasi ambasadori ukrainas në Britaninë e Madhe tha se Kievi ishte i gatshëm mbi qëllimin e tij për t’u bashkuar me aleancën ushtarake./shqiperiaime.com.al