Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Paralajmëron pulmologu kosovar: Një shishë është sa 150 cigare, ato janë kancerogjene

Paralajmëron pulmologu kosovar: Një shishë është sa 150 cigare, ato janë kancerogjene

Pulmologu kosovar, Shpëtim Thaçi ka thënë se një seancë në shisha bar është sa të thithësh tymin e 150 cigareve, shkruan Gazeta Metro.

Në një intervistë për Kiks Kosova, pulmologu Thaçi ka thënë se një seancë në shisha bar është e barasvlershme me tymin e 150 e cigareve, vlerësojnë pulmologët.

Ai madje ka treguar se shishat apo nargjilet janë kancerogjene.

Sipas tij, organet respiratore të njeriut janë të destinuara që të pranojnë vetëm ajër të pastër. Andaj, ekspozimi i tyre ndaj tymit dhe përbërjes së shishave, krijon probleme afatgjate dhe ndikon në rritjen e numrit të personave që vuajnë nga kanceri.

Pasojat e saj mund të vërehen tek më vonë./kosova-24.net

Prev Post

Kina kritikon marrëveshjen e shitjes së armëve të SHBA-së me Tajvanin

Next Post

Arbëreshët e Sicilisë mes historisë dhe aktualitetit

post-bars

Leave a Comment