Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 A duhet të pini shejk proteinash pas stërvitjeve?

A duhet të pini shejk proteinash pas stërvitjeve?

Proteina dhe karbohidratet janë komponente thelbësore të cilat duhet të konsumohen pas një sesioni intensiv të ushtrimeve fizike, sepse mundësojnë rikuperimin e trupit dhe muskujve Por nëse jeni duke u përpjekur t’i humbni disa kilogramë, konsumimi i shejkave me proteina pas stërvitjeve e bën më të vështirë humbjen e peshës për shkak të përbërësve të procesuar që përmban.

Ekspertët shëndetësorë sugjerojnë që të keni kujdes se shejkat e cilave kompani i konsumoni, dhe nëse jeni duke kërkuar alternativa, synoni ushqime si tuna, mollat, arrat, etj.

Përse trupit i nevojitet proteina pas stërvitjeve?

Trupi i djegë tri lloje të rezervave gjatë stërvitjeve: glukozën (nga karbohidratet), acidet yndyrore (nga dhjami) dhe amino acidet (nga proteina).

Se çfarë djegë trupi, kryesisht varet në intensitetin dhe llojin e ushtrimeve që e bën personi. Këto rezerva duhet pastaj të zëvendësohen duke konsumuar proteina dhe karbohidrate që muskujt të rikuperohen pas stërvitjeve. Për ndërtimin e muskujve të fortë, marrja e proteinave është po aq e rëndësishme sa vet ushtrimet fizike.

Sa shumë proteina ju duhen?

Ekspertët rekomandojnë 20-30g proteina dhe 15g karbohidrate pas ushtrimeve të forcës në mënyrë që të ndihmoni në riparimin dhe rritjen e muskujve. Por, normalisht kjo sasi dallon në bazë të planit dietik dhe ushtrimor të një personi, në bazë të madhësisë së trupit, etj.

Çfarë të shmangni nëse konsumoni pluhur proteinash?

Pluhurat me proteina janë mënyrë e lehtë për fanatikët e fitnesit që të marrin sasinë e rekomanduar të proteinës pas stërvitjeve, por ekspertët thonë se kompania prodhuese është diçka që duhet të shikohet. Ekspertët bëjnë të ditur se shumica e pluhurave të proteinave janë të procesuar.

A mundet pluhuri i proteinave t’ju ndihmojë të humbni peshë?

Po, munden ta ndihmojnë dikë të rritë masën muskulore apo të humbë peshë, varësisht cilat janë qëllimet e fitnesit të një personi. Por, për humbje peshe, është e rëndësishme lloji i pluhurit që e blini.

Disa studime thonë se inkorporimi i një apo dy shejkëve në ditë në vend të shujtave ushqimore ndihmon në humbjen e peshës. Megjithatë, kjo është vetëm zgjidhje e përkohshme./infoshqip

Prev Post

Moti, nesër temperatura deri në -5 gradë celcius

Next Post

Tha se Holokausti nuk kishte të bënte me racën, Whoopi Goldberg kërkon falje pas reagimeve të shumta

post-bars

Leave a Comment