Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Prifti i dehur, preu kokën e një burri në vend të dhisë me rastin e festës së sakrifikimit

Prifti i dehur, preu kokën e një burri në vend të dhisë me rastin e festës së sakrifikimit

Një prift i dehur në Indi ka vrarë një burrë gjatë sakrifikimit të kafshës me rastin e festës së Sankranti. Mediat lokale kanë raportuar se incidenti ka ndodhur gabimisht.

Viktima, burrë 35-vjeç me emrin Suresh, po mbante dhinë që ishte dedikuar për t’u sakrifikuar në fshatin Valasapali në Chitor të Andra Pradesh, transmeton Telegrafi.

I akuzuari me emrin Chalapati, është dashur ta marrë kafshën për t’ia prerë kokën. Megjithatë, prifti në vend të saj përdori thikën për t’ia prerë fytin Sureshit. Madje raportohet se atij i është prerë plotësisht koka.

Sakrifikimi i kafshës sipas traditave mbahet në kuadër të festivalit të kafshëve Kanum, i njohur si Pasuvul Pandug, që mbahet në ditën e tretë të Sankrantit.

Sipas policisë indiane, Chalapati ishte i dehur në kohën e “sakrifikimit” dhe se kishte ngatërruar “objektivin”/vizionplus.tv

Prev Post

SHBA kundër “Shqipërisë së Madhe”/ Raporti i Institutit amerikan të Politikës së Jashtme: Sanksione për liderët që bëjnë thirrje për bashkim kombëtar dhe ndaj çdo politikani që provokon

Next Post

ILO: Papunësi e lartë në mbarë botën

post-bars

Leave a Comment