Nuk kositi barin në oborr nga pafuqia, gjykatësja bjonde “bën për një lek” të sëmurin me kancer
Një debat mes një gjyqtareje dhe një 72-vjeçari me kancer është bërë viral pasi përdoruesit e rrjeteve sociale u tronditën kur dëgjuan të moshuarin duke u qortuar për gjendjen e oborrit të tij në periferi të Detroitit. Burhan Chowdhury mund të shihej duke luftuar për të marrë frymë teksa mori pjesë në paraqitjen e tij të fundit në gjykatën shtetërore të Miçiganit mbi Zoom, duke i shpjeguar gjykatësit se ishte ‘i dobët’ dhe nuk kishte qenë në gjendje të pastronte barin e tepërt në pronën e tij.
Por gjyqtarja e rrethit të 31-të Alexis G Krot thjesht i tha të pandehurit se gjendja e barit në oborr ishte “krejtësisht e papërshtatshme” dhe se ai duhet të “turpërohej” nga vetja. “Nëse do të mund të të jepja burg për këtë, do ta bëja.” – tha gjykatësja. Duke i dhënë Chowdhury një gjobë prej 100 dollarësh, ajo shtoi: “Duhet ta pastroni atë. Kjo është krejtësisht e papërshtatshme.”
Djali i të moshuarit, i cili mori pjesë në seancën dëgjimore në Zoom me babain e tij, foli më pas në emër të tij, duke përsëritur jo vetëm gjendjen e keqe që kishte ndaluar pastrimin e barit, por edhe duke shpjeguar se prona tashmë ishte rregulluar. Ai tha: “Babai im është aktualisht i sëmurë dhe ne e pastruam atë”./JOQ