Nga sot Forca e Sigurisë e Kosovës mund të zbarkojë në çdo vend të botës
KOSOVË– Forca e Sigurisë e Kosovës do i bashkohet kufirit Rusi-Ukrainë. RTL ka njoftuar se nga 13 janari Forca e Sigurisë së Kosovës mund të zbarkojë edhe kudo tjetër që ka nevojë me hyrjen në fuqi Ligji i ri për dërgimin e FSK-së Jashtë Vendit. Sipas dokumentit të lëshuar ër të marrë pjesë në operacionet ndërkombëtare të paqes, duhet të ketë marrëveshje me shtetin pranues, ftues, apo ftesë qoftë nga ndonjë organizatë ndërkombëtare apo shtet anëtar i ndonjë organizate ndërkombëtare të sigurisë.
“Me kapacitete luftarake akoma jemi herët për me marrë pjesë, për arsye se kapacitetet luftarake akoma nuk i kemi të zhvilluara sa duhet, por me oficerët shtaborë ka kapacitet të shkojë me cilindo shtet të NATO” , thotë Kadri Kastrati, ish komandant i FSK-së.
FSK deri tashti ka marrë pjesë në vetëm një mision paqeruajtës, në Kuvajt krahë Gardës Kombëtare të Iowas. Por zbarkimet tjera humanitare i ka të shumta./Rruga Press