‘Qeni hero’, arriti të shpëtojë jetën e një aplinisti duke e mbajtur të ngrohtë për 13 orë
Një qen, i quajtur North, i shpëtoi jetën një alpinisti të plagosur duke u shtrirë mbi të dhe duke e mbajtur atë të ngrohtë për 13 orë në një mal me dëborë, përcjell KultPlus.
Grga Brkic u rrëzua duke ecur me qenin e tij në malet Velebit në Kroaci dhe mbeti i paaftë për të lëvizur.
Dy alpinistë të tjerë nuk arritën të arrinin shokun e tyre, Brkic dhe kësisoj lajmëruan alarmin e rrezikut.
North, u përkul me Brkic dhe e mbajti atë ngrohtë për 13 orë kur edhe në fund arriti ekipi i emërgjencës për ta transportuar atë nga mali në spital.
“Ky qen i vogël është një mrekulli”, është shprehur Brkic.