LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Tiranë, protesta kundër rritjes së çmimeve

Tiranë, protesta kundër rritjes së çmimeve

Me thirrjen e aktivistëve të shoqërisë civile, qindra qytetarë janë mbledhur fillimisht në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë dhe kanë vazhduar më pas protestën e tyre para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Në Tiranë është mbajtur një protestë kundër rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore dhe çmimeve të karburantit.

Me thirrjen e aktivistëve të shoqërisë civile, qindra qytetarë janë mbledhur fillimisht në Sheshin “Skënderbej” dhe kanë vazhduar më pas protestën e tyre para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Pjesëmarrësit në protestë kanë kërkuar ndërhyrjen e institucioneve për mos lejimin e rritjes së çmimeve dhe mbështetjen e shtresave në nevojë.

Sipas aktivistëve të shoqërisë civile, “pjesa më e madhe e shoqërisë nuk përfiton asnjë masë lehtësuese, bordet qeveritare janë shndërruar në kartele ku përligjet rritja skandaloze e çmimeve”.

Në javët e fundit në Shqipëri ka vazhduar rritja e çmimeve të karburantit, por edhe disa produkteve ushqimore. Ndërkohë, organizata të shoqërisë civile kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për të mos lejuar rritjen e mëtejshme të çmimeve apo edhe uljen e tyre.

Kujtojmë se protesta kundër rritjes së çmimeve të karburantit dhe produkteve ushqimore në Shqipëri u mbajtën edhe gjatë muajt mars të këtij viti.

Pas protestave të marsit, Qeveria e Shqipërisë bëri të ditur se ka ndërmarrë disa masa, si mbështetja për fermerët me naftë pa taksa, kompensim për disa kategori për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore, heqje dhe ulje e taksave për disa kategori të pagave, mbështetje me buxhet për të mbajtur të palëvizur çmimin e energjisë elektrike, në faturat e bizneseve të vogla dhe konsumatorëve familjarë dhe masa të tjera.

/AA

Prev Post

144 vjet nga formimi i Lidhjes së Prizrenit

Next Post

Kosovë, Veteranët e UÇK-së në protestë për pagën minmale

post-bars

Leave a Comment