LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Tajlanda legalizon kanabisin për qëllime mjekësore, shpërndahen fidanë

Tajlanda legalizon kanabisin për qëllime mjekësore, shpërndahen fidanë

Autoritetet tajlandeze kanë legalizuar kanabisin për qëllime mjekësore. Nga e enjtja, qytetarët do të jenë në gjendje të kultivojnë deri në gjashtë bimë kanabisi në shtëpi nëse regjistrohen pranë autoriteteve dhe kompanitë gjithashtu mund të kultivojnë bimën.

Qeveria deklaroi se ata po lejojnë prodhimin dhe konsumin vetëm për qëllime mjekësore, shkruan BBC.

Tajlanda është vendi i parë në Azinë Juglindore që merr një vendim të tillë, një rajon i cili deri më tani është i njohur për ligjet e rrepta të drogës.

Por, qeveria shpreson që zhvillimi i një tregtie lokale të kanabisit do të nxisë bujqësinë dhe turizmin.

Ndërkohë do u shpërndahen qytetarëve një milion fidanë kanabis për të inkurajuar kultivimin e tyre. Gjethja e kabanisit do të përdoret edhe si dekor në pjata nëpër restorante.

“Është një mundësi për njerëzit dhe shtetin që të fitojnë të ardhura”, tha Anutin Charnvirakul, zëvendëskryeministër dhe Ministër i Shëndetësisë.

/euronews.al

Prev Post

A do vendoset për liberalizimin e vizave për Kosovën më 23 qershor?

Next Post

Histori, nëse nuk ishe arbëresh mund të hyje vetëm një herë në vit në Horë

post-bars

Leave a Comment