LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 OBSH: Europa, epiqendra e shpërthimit të lisë së majmunit

OBSH: Europa, epiqendra e shpërthimit të lisë së majmunit

Zyra rajonale europiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) deklaroi se Europa mbetet në epiqendrën e shpërthimit global të lisë së majmunëve.

Sipas OBSH-së, 25 vende kanë raportuar më shumë se 1,500 raste të cilat përbëjnë 85% të totalit në të gjithë botën.

“Përmasat e këtij shpërthimi përbëjnë një rrezik real, sa më gjatë të qarkullojë virusi, aq më shumë do të zgjerojë shtrirjen e tij dhe aq më e fortë do të bëhet baza e sëmundjes në vendet jo-endemike,” tha drejtori rajonal për Europën, Hans Kluge.

Në takimin e ministrave të Shëndetësisë të martën, Komisioni Europian deklaroi se është koha për vaksinim dhe do ta bëjë këtë në mënyrë të përbashkët.

Rreth 110 mijë doza do të jenë në dispozicion të qeverive që duan të vaksinojnë kategoritë më të rrezikuara nga infektimi, ose ata persona që janë infektuar tashmë.

/euronews.al

Prev Post

Kosovë, Veteranët e UÇK-së në protestë për pagën minmale

Next Post

A do vendoset për liberalizimin e vizave për Kosovën më 23 qershor?

post-bars

Leave a Comment