LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Kosovë, Veteranët e UÇK-së në protestë për pagën minmale

Kosovë, Veteranët e UÇK-së në protestë për pagën minmale

Veteranët e luftës së UÇK-së  do të protestojnë sot para godinës së Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Ata do të shprehin kundërshtimin e tyre në lidhje me miratimin e Projektligji për rritjen e pagës minimale, por që lë jashtë rritjes pensionet e tyre, raporton Kosova Press. Ata do të vazhdojnë të marrin pension në vlerë 170 euro.

Të martën Kuvendi i Kosovës miratoi në parim, me 68 vota pro projektligjin që përcakton pagën minimale.

Për kalimin e këtij projektligji ishin deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Listës Serbe, ndërsa komunitetet e tjera joshumicë abstenuan. Projektligji është kundërshtuar nga opozita, e cila nuk mori pjesë në votim.

Për këto organizata, deputetët me miratimin e këtij projektligji kanë vepruar në mënyrë jo të ligjshme dhe kundër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

/euronews

Prev Post

Tiranë, protesta kundër rritjes së çmimeve

Next Post

OBSH: Europa, epiqendra e shpërthimit të lisë së majmunit

post-bars

Leave a Comment