Zyrtarja e OKB-së e quajti Izraelin regjim aparteid, palestinezët e nderojnë me çmim

Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas, ia ka ndarë medaljen më të lartë palestineze.

“Medaljen e Nderit” zyrtares së OKB-së, Rima Khalaf, e cila u detyrua të jepte dorëheqje javën që shkoi pasi që ishte autore e një raporti në të cilin e akuzonte Izraelin se ka themeluar regjim aparteid.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Palestinës “Wafa” raportoi sot se presidenti Abbas i ka telefonuar Khalafit dhe ia ka dhënë “Medaljen e Nderit” si mirënjohje për guximin dhe përkrahjen që ajo ka shfaqur për popullin palestinez.

“Populli jonë e vlerëson pozitën e saj humanitare dhe kombëtare,” ka thënë Abbas në një komunikatë.

Share Button