Zyrihu, qyteti i 10-të më i sigurtë në botë

Zyrihu është qyteti i dhjetë më i sigurt për të jetuar në botë dhe i treti në Evropë, sipas një renditje të publikuar nga Njësia e Inteligjencës “The Economist”, shkruan “thelocal.ch”.

Në këtë renditje me 60 qytete katër fusha janë marrë për bazë: digjitale, shëndetësore, infrastrukturë dhe siguri personale, përcjell albinfo.ch.

Vendi i dhjetë për qytetin zviceran, ku para saj janë dy qytete evropiane, Amsterdam i gjashti dhe Stokholm i teti, katër vende aziatike, dy australiane dhe Toronto e Kanadasë.

Në vendin e parë është Tokio që ka arritur të ruajë vendin e parë. Në vendin e dytë është Singapori, kurse i treti Osaka, duke u pasuar nga Toronto, Melburni, Amsterdami, Sidnej, Stokholm, Hong Kong, Cyrih, Frankfurt, Madrid e Barcelona.

Share Button