Zvicër, të paktën 27 të lënduar në një aksident hekurudhor

Të paktën 27 persona u plagosën në përplasjen e lokomotivës me një tren pasagjerësh në stacionin hekurudhor Andermatt në pjesën qendrore të Zvicrës, njoftuan autoritetet lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ekipe të shumta mjekësore arritën në vendin e ngjarjes për ofruar ndihmën ndaj të dëmtuarve, kurse autoritetet kanë nisur hetime për shkaqet e aksidentit.

Aksidenti ndodhi kur lokomotiva e cila duhej të lëvizte në drejtim të pjesës të përparme të trenit në anën paralele të korsisë, është përplasur me pjesën e pasme të trenit në të cilin ishin rreth 100 pasagjerë.

Zëdhënësja e policisë kantonale tha se autoritetet ende nuk kanë informacione në lidhje me gjendjen e të lënduarve apo dëmeve materiale.

Andermatt është një qytet në zonën e Alpeve zvicerane dhe ndodhet në Kantonin e Urit.

Share Button