Zjarri tek Parku i Liqenit, pranga 53-vjeçarit

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 53-vjeçarin Arben Guga, banues në kryeqytet pasi nga pakujdesia ka shkaktuar zjarr në kodrat e liqenit artificial.

Sipas burimeve policore, duke hedhur në tokë një cigare të ndezur si pasojë u dogjën 500 m2 shkurre dhe pemë dekorative.

Guga u arrestua në flagrancë nga agjentët e komisariatit numër 1, ndërkohë që materjalet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “shkatërrim nga pakujdesia e pyjeve dhe e mjedisit pyjor”.

Share Button