Zjarr në një shkollë në Kenia, 7 nxënës të vdekur

Të paktën shtatë nxënës kanë humbur jetën në zjarrin që shpërtheu në shkollën e mesme Moi Girls në Nairobi të Kenias, sipas ministrit të Arsimit, Fred Matiangi, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai theksoi se nxënësit humbën jetën pasi zjarri përfshiu një konvikt të shkollës së mesme. Theksohet se ende nuk dihet shkaku i zjarrit, ndërsa për shkak të hetimit, shkolla do të mbyllet në dy javët e ardhshme.

Një zjarr i ngjashëm ndodhi në një shkollë të mesme në Kenian Lindore në vitin 2001, ku si pasojë humbën jetën 67 nxënës.

Vitin e kaluar, në të paktën 126 shkolla të mesme janë raportuar zjarre të vogla ose të mëdha që janë shkaktuar nga protestat e nxënësve për shkak të shkurtimit të festave dhe kufizimit të vizitave të prindërve.

Share Button