Zjarr në një shkollë fetare në Malajzi, 24 të vdekur

Njëzet e katër të vdekur është bilanci nga zjarri i cili kaploi një shkollë fetare në Kuala Lumpur të Malajzisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët thonë se zjarri në ndërtesën trekatëshe kishte shpërthyer brenda natës, për të shtuar se zjarrfikësve u janë nevojitur 60 minuta për të shuar stuhinë e zjarrtë.

Grilat e vendosura në dritare dhe hyrja e bllokuar kanë pamundësuar njerëzit të braktisin ndërtesën ku si pasojë kanë humbur jetën 22 nxënës dhe dy arsimtarë.

Shefi i policisë së Kuala Lumpurit, Amar Singh, tha se nxënësit ishin të moshës mes 13 dhe 17 vjeçare.

Ekipet për shpëtim kanë arritur të shpëtojnë 14 nxënës dhe katër mësues, gjashtë prej të cilëve janë dërguar në spital.

Në një zjarr që shpërtheu në një shkollë private në Kedah të Malajzisë në vitin 1989, humbën jetën 27 nxënës.

Share Button