Zjarr në një ndërtesë sociale në Gjermani, 2 të vdekur

Si pasojë e një zjarri në një ndërtesë sociale në rajonin Markgröningen në afërsi të Stuttgart-it në Gjermani humbin jetën 2 persona dhe plagosen 3 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar nga policia theksohet se zjarri në ndërtesën sociale mendohet që ka nisur në mesnatë nga guzhina dhe se dy personat që kanë humbur jetën janë të moshës 54 dhe 56 vjeç.

Ndër të tjera në deklaratën ku bëhet e ditur se në ngjarje janë plagosur edhe 3 persona të tjerë thuhet se shkaku i zjarrit nuk ka qenë ndonjë ndërhyrje nga jashtë, dhe se është përcaktuar që zjarri ka dalë nga brenda.

Gjithashtu bëhet e ditur se në ndërtesën sociale ku qëndrojnë refugjatë banojnë edhe gjermanët e pastrehë.

Share Button