Zjarr në një banesë në Korçë, plagoset pronari

Një banesë është përfshirë nga flakët në qytetin e Korçës.

Sipas policisë, banesa ndodhet në rrugën “Rexhep Telhaj”, lagjia nr.16. Si pasojë e flakëve është djegur në trup shtetasi me iniciale K.F., 57 vjeç.

Zjarri në banesë ka shkaktuar edhe dëme materiale, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.

Share Button