Zjarr në një banesë në Elbasan, vdesin nënë e bir

Nënë e bir kanë gjetur vdekjen pasi një zjarr i fuqishëm përfshiu banesën e tyre në orët e vona të së dielës.

Ngjarja u regjistrua në lagjen Brigada e 17-të Sulmuese’ në Elbasan, ku Kristian Basha 7-vjeç dhe Lumturi Basha 30-vjeç, kanë humbur jetën si pasoje e flakëve të marra.

Ndërkaq i plagosur ka mbetur edhe kryefamiljari Edmond Basha, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit nderkaq qe policia vijon hetimet.

 

Share Button