Zjarr në komisariatin nr.3 në Tiranë, nuk ka të lënduar

Një zjarr ka  përfshirë një pjesë të katit të dytë në komisariatin numër tre në qendër të Tiranës, në rrugën “Mine Peza” paraditen e   sotme. Për pasojë efektivët e policisë kanë qënë të detyruar të kryejnë transferimin e personave të ndaluar që ndodheshin në ambjentet e komisariatit numër tre. Automjetet zjarrfikëse që mbërritën pranë komisariatit bënë të mundur lokalizimin e menjëhershëm të flakëve të zjarrit dhe shuarjen e tij. Nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm dëme materiale nga zjarri. Hetimet do të përcaktojnë dhe shkakun e vërtetë të flakëve të zjarrit që përfshinë komisariatin numër tre. Paraprakisht ka dyshime se zjarri erdhi nga nëj shkëndijë elektrike, por nuk përjashtohet as mundësia që gjithcka të ketë ndodhur për shkak të pakujdesisë.

Share Button