Zjarr në Biblioketën Kombëtare

Një vatër zjarri ka shpërthyer në katin e nëndheshëm të Bibliotekës Kombëtare në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të mërkure dhe policia së bashku me shërbimin zjarrfikës kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Janë të paqarta rrethanat e shpërthimit të zjarrit dhe ende nuk dihet nëse janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale apo jo. Nga të dhentat paraprake thuhet se nuk ka persona të lënduar.

Në katin e tretë të nëndheshëm mendohet të ketë njerëz brenda. Sinjali për zjarrin në godinë është dhënë nga Policia Bashkiake e Tiranës. Paraprakisht thuhet se mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike ajo që ka shkaktuar zjarrin në Bibliotekë.

Share Button