Zjarr i madh në malin e Dajtit, rrezikohet objekti i rëndësisë së veçantë, ndërhyrje me helikopter

Flakët që kanë përfshirë malin e Dajtit vijojnë të mbeten aktive dhe po rrezikojnë një objekt të rëndësisë së veçantë.

Ministria e Brendshme lajmëron se ndërtesa që rrezikohet nga zjarri ruan objekte të luftës së dytë botërore. Situata po ndiqet nga afër prej autoriteteve.

60 forca të Gardës së republikës po punojnë për fikjen e zjarrit. Po ndërhyhet edhe me helikopter nga ajri për shuarjen e zjarrit si dhe po shkojnë edhe forca të tjera nga Emergjencat Civile.

Share Button