Zjarr i fuqishëm në Treblovë të Vlorës, digjen 400 ullinj shekullorë

Ndonëse temperaturat janë ulur ndjeshëm dhe stina e dimrit po troket, ende zjarret vijojnë të djegin pemë në vend.

Ditën e sotme një zjarr i fuqishëm ka rënë në Treblovë të qytetit të Vlorës.

Mësohet se deri tani janë djegur rreth 400 rrënjë ullinj shekullorë.

Shkak për flakët e mëdha është bërë zjarri i ndezur nga një banor i zonës për djegien e mbeturinave në tokën e tij.

Për shkak të terrenit të vështirë është e pamundur ndërhyrja e zjarrfikësve. Zjarri vazhdon të përparojë, kjo edhe për shkak të erës.

 

Share Button