Zhdukja e avionit MH370, nis kompesimi për familjarët

Familjet e pasagjerëve të aeroplanit të zhdukur malajzian kanë nisur të marrin kompensimin fillestar prej 50.000 dollarësh.

Deri më tani gjashtë familje malajziane dhe një kineze kanë marrë paratë ndërkohë që të afërmit e 239 pasagjerëve të zhdukur mund të kërkojnë deri në 175.000 dollarë secili.

Pagesat e kompensimit është duke i bërë siguruesi i Malaysia Airlines, një konsorcium i udhëhequr nga një firmë gjermane.

Fluturimi MH370 është zhdukur më 8 mars.

Avioni ka qenë duke udhëtuar nga Kuala Lampuri për në Pekin dhe ende nuk është gjetur asnjë gjurmë e tij.

Ndërkaq zv/ministri i Jashtëm i Malajzisë, Hamzah Zainudin, ka thënë se qeveria nuk ka deklaruar ende se aeroplani ka humbur.

 

 

Share Button