Zhduket avioni egjiptian i cili fluturonte Paris – Kajro

Një avion egjiptian me 56 pasagjerë në bord është zhdukur nga radarët dhe nuk dihet se ku është.

Aeroplani Airbus A320 ishte nisur nga Parisi dhe fluturonte drejt Kajros. Avioni fluturonte në 11 mijë metra lartësi kur humbi kontaktet rreth orës 02:45 me orën lokale të Egjiptit.

Me shumë gjasë avioni Airbus i shoqërisë ajrore EhyptAir ka rënë në det, tha në orët e para të mëngjesit në televizionin Sky News Arabia Ihab Raslan, zëdhënësi i autoritetit egjiptian të fluturimeve ajrore. Një kapiten i një anijeje tregtare i pohoi Ministrisë greke të Mbrojtjes, se ai ka parë flakë në qiell në distancë rreth 130 milje detare në jug të ishullit Karpathos.

Eshtë e paqartë, nëse avioni ka dhënë sinjal emergjence. Drejtuesi i avionit, sipas informacioneve të shoqërisë ajrore ka qenë me shumë përvojë. Ai duhet të kenë kryer në karrierën e tij rreth 6275 orë fluturim, prej të cilave më shumë se 2100 me një avion të tipit Airbus A 320 (fotografia ilustruese e artikullit nga arkivi tregon një avion të këtij tipi).

Qëkurse u dha ky lajm vazhdojnë spekulimet për një sulm të mundshëm terrorist si shkak i fatkeqësisë. Eksperti i njohur londinez për terrorin Peter Neumann përmes Twitter-it e shprehu këtë duke iu referuar deklaratave përkatëse të Jean-Paul Troadec, ish-shefi i agjencisë franceze për sigurinë e fluturimeve ajrore.

Një përfaëques i aeroportit grek i tha agjencisë së lajmeve AFP, se avioni me numrin e fluturimit MS804 është rrëzuar para ishullit Karpathos.
Presidenti i Egjiptit Abdel Fattah al-Sisi mblodhi këshillin kombëtar të sigurisë. Kryeministri Sherif Ismail i pyetur për mundësinë e një sulmi terrorist tha, se ndërkohë nuk mund të përjashtohet asgjë.

Share Button