“Zhduket” aeroplani me 47 pasagjerë në Pakistan

Një aeroplan pakistanez me 47 persona në bord dyshohet se është rrëzuar, menjëherë pas humbjes së kontaktit me autoritetet e kontrollit ajror.

Siç shkruajnë mediat e huaja, aeroplani i Pakistan International Airlines është zhdukur pas ngritjes nga rajoni i Chitralit Verior, kanë deklaruar nga kjo linjë.

Po sipas medieve të huaja, bëhet fjalë për një fluturim të brendshëm nga qyteti i Chitral në Islamabad.

Geo News, duke cituar burime të aviacionit civil, ka bërë të ditur se aeroplani humbi kontaktet me autoritetin e aviacionit civil në 16:30, sipas kohës lokale.

Aeroplani u nis rreth orës 3 pasdite dhe dyshohet se u rrëzua në afërsi të Paplian në hapësirën e Havelian, me retë e tymit që dukeshin në rritje.

Thuhet se ekipet e shpëtimit janë dërguar në atë zonë.

Share Button