Zgjedhjet parlamentare, vazhdon numërimi i votava

Në Shqipëri vazhdon procesi i numërimit të votave, nga grupet e numërimit në Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga 27.99 për qind e votave të numëruara në rang vendi, ose 1501 qendra votimi nga 5362 në total, rezulton se Partia Socialiste e Shqipërisë është në avantazh me 49.52 për qind të votave.

Nga të dhënat paraprake, Partia Demokratike e Shqipërisë, ka siguruar 28.13 për qind të votave, ndërsa Partia Lëvizja Socialiste për Integrim 15.34 për qind të votave.

Ndërkohë procesi i numërimit të votova në të gjithë territorin e vendit do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës së sotme.

Kujtojmë se dje në Shqipëri u mbajtën zgjedhjet parlamentare, ku morën pjesë 18 parti politike.

Qytetarët me të drejtë vote kanë votuar në 5.362 qendra votimi, për zgjedhjen e 140 deputetëve për legjislaturën e re të Kuvendit të Shqipërisë. Zgjedhjet parlamentare janë vëzhguar nga 5351 vëzhgues, nga të cilët 896 nga misionet vëzhguese ndërkombëtare.

Share Button