Zgjedhjet në Ukrainë, sot mbyllet fushata

Kandidatët të cilët konkurrojnë për postin e presidentit të Ukrainës, sot do të mbajnë tubimet e tyre përmbyllëse të fushatës për zgjedhjet e 25 majit.

Tubimet do të mbahen një ditë pas vrasjes së 17 ushtarëve ukrainas nga ana e seperatistëve pro-rusë në lindje.

Në zgjedhjet e 25 majit për postin e presidentit kandidon edhe manjati 48-vjeçar Petro Poroshenko, por edhe rreth 20 kandidatë të tjerë, duke përfshirë edhe ish-kryeministren Julia Timoshenko.

Poroshenko më herët ka premtuar se nëse zgjidhet president, trazirat në lindje të Ukrainës do të përfundojnë pas tre muajsh.

Share Button